Rajon & Botë

Marcon, president i ri i Francës

Kandidati i pavarur centrist ka fituar 65.1 për qind të votave në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale të cilat u mbajtën sot.

Ai e ka mposhtur bindshëm ekstremisten djathtiste, Marine Le Pen, që ka marrë vetëm 35.9 për qind të votave, ka treguar rezultati i një ankete të porositur nga transmetuesi publik i Francës.

Edhe Exit-poll-et e realizuara nga Ipsos, Ifop dhe BVA kanë parashikuar fitore bindëse të centristit Macron ndaj udhëheqëses së Fronit Kombëtar, ekstremistes djathtiste Marine Le Pen.