Aktuale

Maqedonia, vendi me ajrin më të ndotur në Evropë

Evropa mund të marrë frymë më lirshëm, megjithatë përjashtim bën Maqedonia. Sipas vlerësimit të agjencisë evropiane EUA në 2013 kanë vdekur 467.000 persona si pasojë e ajrit të ndotur, por ajri është pastruar ndjeshëm në shumë shtete evropiane, ku deputetët evropianë kërkojnë që ky trend të vijojë deri në 2030 ku do reduktohen grimcat PM10 me 49 përqind.

Në vendin e parë sa u takon vdekjeve të parakohshme si pasojë e smogut është Maqedonia (30,4 për qind), ndërsa shumë pas ndodhet vendi i dytë dhe i tretë me 22.8 dhe 21.1 për qind respektivisht.

Statistikat janë bërë publike gjatë konferencës së EUA në Kopenhagen. Zvicra ka përqindje të ulët prej 13.9 për qind, ndërsa vendet më pak të prekura nga vdekjet e parakohshme si pasojë e smogut janë Finlanda (5.9 për qind), Suedia (6) dhe Islanda (6.5).

Studimi thekson se në 2014, 85 për qind e banorëve të metropoleve janë detyruar të marrin grimcat e dëmshme përmes frymëmarrjes si pasojë e smogut që ka pushtuar qytete e tyre. 400 qytete janë të tejndotura në 41 shtete të Evropës, ndërsa aty nuk mund të bëjë përjashtim Shkupi dhe Tetova, që janë thuajse në krye të listës.

Problemi esencial për ajrin e ndotur krahas fabrikave janë nxemja me lëndë drurore dhe qarkullimi rrugor.