Aktuale

Maqedonia shënon 23 tetorin – Ditën e luftës revolucionare

Sot në Republikën e Maqedonisë shënohet 23 tetori – Dita e luftës revolucionare maqedonase.

Me këtë rast, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot, me rastin e Ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë, janë dorëzuar çmimet shtetërore “23 Tetori”.

Për realizim në sferën e kulturës dhe artit, çmimi shtetëror “23 Tetori” iu nda artistit të artit figurativ Rexhai Iseni, profesorit të muzikës dr. Dragan Dautovski dhe aktorit Ivan Petrushevski, ndërsa për realizime në fushën e shkencës dhe arsimit, fitues të sivjetmë janë Agim Poloska – albanolog dhe Stefan Vllahov, historian dhe filozof.

Më 23 tetor të vitit 1983 në Selanik, u formua Komiteti revolucionar maqedonas, nga i cili më vonë doli Organizata Revolucionare Maqedonase (VMRO), e cila luftoi për çlirimin e Maqedonisë.