Vazhdon moti me vranësira të ndryshueshme dhe shumë i ftohtë me erë të përforcuar veriore dhe temperaturë tepër të ulëta. Këtë mëngjes temperatura më e ulët, -28 gradë, u regjistrua në Berovë e ndjekur nga Manastir -25 gradë, Mavrova -24, Tetova e Krusheva -22,-21 gradë u matën në Shkup, Prilep e Shtip.
Reshje të reja të borës nuk ka pasur, ndërsa shtresa e borës sillet prej 8 centimetra në Pretor dhe Demir Kapi, 10 në Shkup, 15 në Ohër, 30 në Dibër dhe Tetovë, 49 në Llazaropole, deri në 78 në Mavrovë.
Temperaturat e ditës sot do të lëvizin nga -12 deri në -7 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë, me periudha me diell. Temperatura do të sillet prej -19 deri -8 gradë Celsius.
I ftohti polar do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Përmirësim i motit pritet nga enjtja ndërsa nuk priten reshje të mëdha të borës.