Aktuale

Maqedoni – Shtatzënat dhe personat me sëmundje kronike lirohen nga puna

Sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore të Maqedonisë, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike mbi 60 vjeç për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme edhe sot duhet të lirohen nga puna, ndërsa për punëtorët në ambiente të hapura të riorganizohet orari i punës. Gjithashtu rekomandohet qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë, të konsumojnë pije të nxehta dhe ushqim që e ruan temperaturën e trupit, t’i shmangen alkoolit dhe të vishen në mënyrë përkatëse.

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për parandalim prej valëve të ftohta rekomandoi që të hënën dhe të martën të lirohen prej detyrimeve të punës gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronik mbi 60-vjeç me qëllim që ta mbrojnë shëndetin e tyre.

Rekomandimet janë për tërë territorin, megjithatë me theks të veçantë në rajonin e Osogovës dhe të Maleshevës dhe të Pollogut.