Moti në Maqedoni sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme. Nga mesdita nis moti jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë më të fuqishme. Lokalisht shiu do të ketë karakter intensiv, ndërsa reshje më të mëdha priten në pjesët perëndimore. Nuk përjashtohet as paraqitja e rrallë e breshrit.
Temperatura minimale do të sillet prej 12 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja prej 28 deri 36 gradë.
Në Shkup paradite do të ketë diell ndërsa pasdite mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fuqishme. Temperatura do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.