Aktuale

Maqedoni – Komunikacioni pa ndalesa, borë në Pallankë, Mavrovë dhe Gjavatë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të dobëta të borës ka në Kriva Pallankë, Mavrovë, dhe në grykën malore Gjavatë, ndërsa në Maqedoninë lindore fryn erë e përforcuar veriore.

Sipas informacioneve të Lidhjes Automoto të Maqedonisë, intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.