Në Maqedoni gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët me periudha me diell, ndërsa pasdite priten vranësira më të mëdha dhe rrebeshe shiu të përcjella me vetëtima dhe erë.
Temperaturat do të sillen prej 28 deri 35 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 34 gradë.
Prej nesër, në disa ditët në vazhdim do të pasojë mot më i freskët, me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut të përcjella me vetëtima dhe erë. Temperaturat e ditës deri të mërkurën do të jenë në rënie dhe ato maksimalet do të jenë deri në 33 gradë.