Aktuale

MAPL e Komuna e Pejës me ujdi për rrugët

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit “Asfaltimi rrugës Gorazhdec-Grabovc, Gorazhdec në fshat dhe Rruga e minoritetit egjiptian” në komunën e Pejës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjejes u bë në kuadër të mbështetjes financiare të MAPL-së për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat dhe qytetarët.

Siç bën të ditur, MAPL, nënshkrimi i ujdive do të vazhdojë edhe komunat tjera të Kosovës, ndërsa është bërë e ditur se deri më tani janë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me komunat Gjakovë, Obiliq, Lipjan, Viti, Skenderaj, Istog, Hani i Elezit, Deçan, Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Fushë Kosovë dhe Kaçanik, transmeton Klan Kosova.