Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Asfaltimi i rrugës Qestaj – Goqaj” në Komunën e Junikut.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.