Ministria e Administratës Publike (MAP) e ka prezantuar strategjinë afatmesme 2016/2018 me qëllim të reformimit të administratës publike.
Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar tha se për ata avancuar administratën publike duhet të organizohen trajnime për shërbyesit civil dhe të krijohen reforma.
“Kam kënaqësinë të jem bashkë me ju në prezantimin e rëndësishëm të një dokumenti i cili është i rëndësishëm nga aspekti edhe i reformave në administratën publike por edhe nga aspekti i avancimit dhe zhvillimit të shërbimit civil, dokumenti “Strategjia afatmesme 2016/2018 për institutin e Kosovës për administratë publike për të cilin kemi ardh së bashku me GIZ-in, së bashku me ju sepse ky dokument është i rëndësishëm për qeverinë dhe administratën publike të Republikës së Kosovës. Kjo pjesë është edhe pjesa e strategjisë së modernizimit të administratës publike sepse m këtë synohet që të kemi një administratë më efikase, më moderne por edhe pa trajnime dhe pa institut tani janë një mbështetje pa të cilat këto synime nuk kishim mundur mi arrit”, ka thënë ai.
Kurse, përfaqësuesja nga Ambasada e Gjermanisë, Henriette Koetter, tha se gjermanët thonë se pa administratë të fuqishme nuk ka demokraci, andaj u shpreh ajo, kjo është arsyeja pse Gjermania tash e disa vjet e ndihmon zhvillimin e administratës së Kosovës.
“Një demokraci e fuqishme kërkon një administratë të fuqishme prandaj qeveria gjermane e ka mbështetur Kosovën në reformën e administratës publike për disa vite. Por çka nënkupton administrata publike e fuqishme, administrata e fuqishme është po aq sa janë shërbyesit civil dhe punonjësit e tjerë të administratës publike të cilët duhet të trajnohen mirë, të jenë në pozitat e duhura dhe të jenë në gjendje t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë efikase dhe efeciente. Për të arritur gjithë këtë qeverisë i duhet një institut që ofron trajnime të mirëfillta”, deklaroi ajo.
Në bazë të kësaj strategjie, MAP së bashku me Institutin e Kosovës për Administratë Publike dhe projektin e reformës ligjore administrative do të punojnë me trajnimin e shërbyesve civil dhe punëtorëve tjerë të administratës publike me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira në këtë sektor. /KP/