Rajon & Botë

Manovrat e Asadit: Qeveri e re me njerëz të njëjtë

Presidenti i Sirisë Bashar Al Asad ka lëshuar dekretin presidencial për formimin e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtur në prill.

Në krye të Ministrive kryesore nuk ka pasur ndryshime kështu që postet e tyre i kanë mbajtur ministri i Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme Valid Al Moalem dhe Ibrahim al Shar, si dhe ministri i Mbrojtjes Fad Jasem al Freic.

Ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë është emëruar ish guvernatori i Bankës Qendrore Adib Majaleh.

Në Siri në prill janë mbajtur zgjedhjet në pjesët e vendit që janë nën kontroll të forcave shtetërore. Opozita dhe fuqitë perëndimore i kanë quajtur zgjedhjet farsë.