Aktuale

Maloku: Shqetësuese, asambleistët e PDK-së e AAK-së si vëzhgues në OJQ

Doruntina Maloku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, tha se deri tani ka pasur dalje të kënaqshme në procesin e votimit. Ndërsa si shqetësuese ajo paraqiti figurimin e asambleistëve të PDK-së dhe AAK-së si vëzhgues përmes Organizatës Joqeveritare Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejta dhe Studime Politike.

“Deri më tani ka pasur një pjesëmarrje të kënaqshme në procesin e votimit. Presim që të ketë një numër shumë më të lartë të votuesve, se sa që kishim në 2014. Deri në orën 15:00 kanë qenë mbi 60 mijë votues më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara. Ka pasur gjithashtu disa shkelje që janë raportuar. Shqetësues për ne është fakti se dy asambleistë të PDK-së nga Gjakova Artan Nimani dhe Arben Rugova figurojnë në listën e vëzhguesve përmes Organizatës Joqeveritare Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta dhe Studime Politike, janë akredituar nga KQZ. Po ashtu Fatmir Kastrati asambleisti i AAK-së në Prizren, thotë se të gjithë vëzhguesit e partisë së tij në këtë komunë janë regjistruar në emër të po kësaj organizate. Kjo paraqet shkelje flagrante të Ligjit për zgjedhjet. LDK e vlerëson lartë reagimin e shpejtë të organeve ndjekëse, për të gjitha parregullsitë e raportuara. Ne u bëjmë thirrje të gji thë qytetarëve që të dalin masovikisht në zgjedhje”, tha ajo.