Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Lladroc të Malishevës janë vjedhur tri krerë lopë.
Në njoftim të Policisë thuhet se ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se nga stalla e tij gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur lopët.
“Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.