Analisti i njohur Shkëlzen Maliqi ka dhënë një shpjegim të tij për zhvillimet që po ndodhin në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se kjo parti nuk po vetë shkatërrohet por thjesht po kthehet në elektoratin vet e që është diku 17 %, transmeton GazetaTribuna.
Ndërsa thekson se ndarja po bëhet për shkak të fryrjes së madhe që i ndodhi kësaj Lëvizje në zgjedhjet e fundit.
Thotë se lufta po bëhet mes Albin Kurtit e Shpend Ahmetit.
Ky është shkrimi i plotë i Maliqit
“Ata qe po thonë se LV po vetë shkatërrohet, nuk e kuptojnë se çka po ndodh. Si lëvizje dhe parti me strukture amalgame (te pashkrire), fryrja e saj ne subjekt me te madh ne zgjedhjet e qershorit, nuk ka prodhuar unitet por fryrje te dy ballonëve përbërës me dy liderë kryesor, Albinin dhe Shpendin, qe fryrjen e kane pare si kontribut te vetin. LV kështu nuk po shkatërrohet por po kthehet te elektorati i vete 17 % (plus rritja eventuale?) kurse krahu, balloni tjetër beson se ka mjaft krah qe te vazhdoje rrugëtimin si subjekt i ri duke shpresuar se e ka te paktën 1/3 e elektoratit te qershorit, pra mbi 10 %, qe e bene force parlamentare me te madhe se AAK dhe Nisma. Me ketë subjekt te ri ndryshon edhe problemi i numrave për qeverisje qe bllokonte ose vështirësonte vendimmarrjen qe nga viti 2013.”/GazetaTribuna/