Mali i Zi edhe formalisht është bërë anëtar i NATO-s, pasi delegacioni i prirë nga kryeministri Dushko Markoviq, i ka dorëzuar instrumentet e ratifikimit të marrëveshjes Veri-atlantike nënsekretarit Tomas Shenon.
Shenon tha se në rrugën e hyrjes së Malit të Zi të gjithë kanë kontribuuar, transmetojnë mediat e Malit të Zi.