Aktuale

Malësi e Madhe: Arrestohet babai, i biri dhe nipi, tentuan të marrin hak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe. Policia ka arrestuar babain, birin dhe nipin të cilët për motive hakmarrjeje kanë plagosur një banor aty.

Ngjarja ka ndodhur dje. Të arrestuarit janë Dan Toskaj, 60 vjeç (babai), Besmir Toskaj, 34 vjeç (i biri) dhe Edmir Toskaj, 36 vjeç (nipi), të 3 banues në Malësi të Madhe.

Këta 3 shtetas dyshohet se te një lokal në fshatin Vrakë kanë goditur me sende të forta shtetasin Q.S. për motive hakmarrje pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje.

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 89, 83/a e 25 të Kodit Penal.