Në pikën kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës në Kullë gjatë kontrollit në veturën me targa të Malit të Zi të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari shtetas malazez, janë gjetur dhe konfiskuar: pajisje elektroshok në formë të baterisë së dorës, 13 fishekë të pushkës së gjuetisë, 10 fishekë për pushkë të kalibrit të vogël dhe një sëpatë të vogël.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/