Aktuale

Malazezi tenton të korruptojë policët, arrestohet

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një të dyshuar , i përkatësisë boshnjake, shtetas i Malit të zi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës ndërsa i dyshuari është arrestuar me dyshimin se u u ka ofruar shumën prej 10 euro zyrtarëve policorë me qëllim të mosshqiptimit të gjobës për kundërvajtje në trafik.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe përkohësisht i janë konfiskuar dokumentet me qëllim të paraqitjes së tij në gjykatë për vazhdimin të procedurës.