Dhjetëra civilë u ekzekutuan nga forcat e regjimit të Bashar Al-Assad në lagjet e fundit që po bëjnë rezistencë në Aleppo, ku rebelët po luftojnë për mbijetesë pasi u shtynë në vijën e fundit të territorit.
Sipas zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara, ushtarët sirianë në bashkëpunim me milicinë irakiane vranë 82 civilë sirianë, duke hyrë në shtëpitë e tyre dhe duke hapur zjarr.
Teksa beteja po mbërrin në orët e saj të fundit dhe forcat qeveritare po përgatiten të shpallin fitoren, banorë të shumtë kanë dhënë lamtumirat e fundit në rrjetet socilae me anë të disa statuseve rrënqethëse.



