Aktuale

Maksymiuk: Qeveria të merr përgjegjësi për vendimet

Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, ambasadori i Kanadasë në Kosovë, Daniel Maksymiuk, tha se Qeveria e Kosovës duhet të kryejë punën e saj dhe të marrë përgjegjësinë për vendimet.

Ai kujtoj se të tilla procese kanë ndodhur edhe në shtetin e tij,  të cilat janë zgjidhur përmes ekspertizës dhe proceseve demokratike.

“Këto janë procese normale, edhe ne në Kanada kemi pasur të tilla çështje që është dashur t’i zgjidhim. Ne kemi vendosur me fqinjët tanë bazuara në zgjidhje të qëndrueshme, bazuar në vlerësimet e ekspertizës dhe bazuara në procese demokratike”, ka thënë ambasadori Maksymiuk.

Tutje, numri një i diplomacisë kanadeze në Prishtinë tha se për një vit sa ai është duke qëndruar në detyrë këtu, ka parë se si klasa politike ka marrë vendime të rëndësishme, dhe i tillë duhet të jetë edhe ai për demarkacionin.

“Unë jam ambasador i Kanadasë në Kosovë për më shumë se një vit, dhe kamë parë se si kjo qeverisje ka marrë vendim të rëndësishme, përfshirë vendimet që lidhen me dialogun me Serbinë, vendime për Gjykatën Speciale, dhe sot vendimi për demarkacionin. Unë besoj që edhe këto procese që janë mjaftë komplekse do të zgjidhen, kjo qeveri duhet ta kryejë punën e saj dhe të marrë përgjegjësi”, tha ambasadori i Kanadasë në Kosovë, Daniel Maksymiuk.