ShowBiz

Makina e 2Pac në ankand, çmimi marramendës

Vetura në të cilën u vra reperi Tupac Shakur ka dalë në ankand për shitje.Reperi dhe një ndër artistët më të suksesshëm amerikanë ishte vrarë më 7 shtator të vitit 1996 në Las Vegas të SHBA-ve.

BMW e serisë së shtatë është nxjerrë në shitje, ku çmimi fillestar kap shifrat prej 1.5 milion dollarësh, shkruajnë mediat e huaja transmeton lapsi.

Vetura është riparuar plotësisht gjatë muaji shkurt ndërsa ka ruajtur origjinalitetin dhe brendësia është e personalizuar, ku ekziston edhe një vend i posaçëm sekret për vendosjen e armëve.