Aktuale

Makina del jashtë rruge te Komuna e Parisit dhe përfundon në dyqan (Foto)

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Komunës së Parisit.

Siç edhe duket në fotot e publikuara nga SYRI.net, mjeti i llojit familjar ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në themelet e një pallati.

Fatmirësisht mësohet se nuk ka të dëmtuar nga kjo ngjarje, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.