Emri i saj ka kohë që ka marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë.
Bëhet fjalë për modelen Majlinda Zeka e cila u bë e njohur që nga lidhja e saj me reperin e njohur Majk, transmeton Gazeta Express.
Bukuroshja me linjat seksi para disa muajve është bërë nënë për herë të parë.
Ajo u bë nënë e një djali të ëmbël të cilin e pagëzoi me emrin Roan.
Tani ajo po shijon çdo moment me djalin e saj.
Por, nëna gjithmonë ka një vend të veçantë në zemrën tonë.
Duket se Majlinda është shumë e lidhur me nënën e saj. Ajo përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instastory shihet se në dorë mban një byzylyk ku në të shkruan “Nënë”, ku ka lënë edhe një emoji zemër./Gazeta Express/