Aktuale

Majko për vendimin ndaj Haradinajt: Beteja legale po vazhdon

Ish kryeministri shqiptar Pandeli Majko ka komentuar lirimin me kusht të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Sipas Majkos Serbia ripohoi veten dhe se për të, Milosheviçi është një betejë e humbur, por jo pranim i fajit karshi kombeve të tjera në ish-Jugosllavi.

“Beteja legale do të vazhdojë si një krizë e mospranimit të njëri tjetrit”, shkruan Majko në Facebook./KosovaPress/