Aktuale

Majko: Pastrimi i urës mbi Ibër, shpresë për nesër!

Fillimit të punimeve për lirimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, i është gëzuar edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ish kryeministri shqiptar përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se largimi i barrikadave mbi lumin Ibër në Mitrovicë, është shpresë për nesër. Majko shkruan se ajo ishte një rrënojë e kujtesës ballkanike që barazonte kufijtë me identitetin.

“Mitrovicës po i “pastrohet” ura mbi Ibër. Ajo shte një rrënojë e kujtesës ballkanike që barazonte kufijte me identitetin. Shpresë për nesër”, shkruan Majko./KP