Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar për arrestimin e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj në Francë, për të cilin ka thënë se në Francë nuk ndodh asgjë për asgjë.
Për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër-arresti të paraqitur nga Serbia, Majko ka thënë se ky arrestim i çon në zero marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët, transmeton Gazeta Express.
“Në Francë asgjë nuk ndodh për asgjë. Arrestimi Haradinajt con në vitin zero marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët. Në pritje të një reflektimi francez. Sic dinë ta bëjnë vetëm ata:, ka shkruar ish-kryeministri Majko.