Ai është një nga reperët ku jeta e tij private komentohet aq shumë, shkruan GazetaBlic.Flasim për reperin Majk i cili ka afro një vit që ëdhtë bërë baba për herë të parë. Lidhja e tij me Majlindën, ndarja e shtatzënia e saj bën që ai të jetë gjithmonë në qendër të mediave rozë.
Histori kjo e cila tashmë u bë një vit që ka përfunduar, por ajo çfarë i bashkon ata është vetëm djali i tyre, Roani.Javët e fundit ai është përfolur për lidhjen e tij të re me bukuroshen nga Prishtina, Melita Nushin. Edhe pse janë kapur nga paparaci, ende nuk është zyrtarizur asgjë nga ana e tyre.Por, siç duket Majk po fillon të jep shenja të vogla!
Ai ka publikuar një InstaStory, ku po ta kthejmë në anën e kundërt del shkronja “M”.Nuk dihet nëse reperi e ka bërë këtë postim për të dashurën, Melitën, por mbetet të shihet!Kujtojmë se ka pak ditë që ai lansoi projektin më të ri me titull “Pasha jetën”, në bashkëpunim me Capital T, i cili ka arritur mbi 1 milion klikime brenda 24 orëve./GazetaBlic