Rajon & Botë

Maha Vajiralongkorn shpallet zyrtarisht mbret

Princi trashëgimtar, Maha Vajiralongkorn, u shpall sot zyrtarisht mbreti i Tajlandës, pas një deklarate të lexuar para të gjitha kanaleve televizive tajlandeze, rreth një muaj pas vdekjes së babait të tij Bhumibol.

“I jam përgjigjur pozitivisht dëshirave të mbretit që vdiq për të mirën e gjithë popullit tajlandez”, deklaroi monarku i ri pas një takimi me presidentin në Parlament.

Princi, 64 vjeç, kishte habitur të gjithë kur kishte kërkuar disa orë pas vdekjes së babait të tij më 13 tetor një shtyrje të procedurave të marrjes së fronit.