Rajon & Botë

Maduro një diktator që paraqet rrezik për demokracinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë denoncuar sot presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro, si një diktator i cili paraqet rrezik për demokracinë dhe Venezuelën.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka njoftuar për sanksionet që mund të ndërmerren ndaj Maduros, duke i ngrirë asetet e pasurisë që mund të ketë në SHBA, raporton AFP.

“Këto sanksione paraqesin kundërshtimin e SHBA-ve ndaj regjimit të Venezuelës dhe mbështetjen ndaj popullit të Venezuelës, i cili dëshiron të kthehet në demokraci të plotë dhe të begatë”, ka thënë Mnuchin, transmeton KosovaPress.