Në përvjetorin e 58-të të lindjes së yllit të muzikës pop, Michael Jackson, këngëtarja Madonna ka zgjedhur disa fotografi të përmbledhura me Jackson, të cilat i ka ndarë me fansat në llogarinë e saj në Instagram.
Së bashku me fotografitë të cilat janë bërë shumë vite më parë, Madonna ka shkruar: “Urime ditëlindja për këtë krijesë të mrekullueshme dhe të lavdishme. Mbreti. Ka shkruar shumë shpejt”.
Yllin i cili tashmë nuk jeton më, e kanë kujtuar edhe shumë fytyra të tjera të botës së showbizit ndërkombëtar, duke i rikujtuar hitet e tij të mëdha.