Aktuale

Madhësia e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë

Kryetari i Komisionit për matjen e territorit të Kosovës Hivzi Islami tha se në bazë të raportit që ka bërë komisioni del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë.

Sipas Islamit kjo shifër ka dalë si  konkludim si pjesë e draft raportit pasi që raporti final do të dal më vonë.

“Në  mbështetje të të dhënave dhe argumenteve që u ofruan nga institucionet, komisioni e njofton Qeverinë se madhësia territoriale e Kosovës është  10 mijë e 906. 25 kilometra katrorë”, tha Islami./KosovaPress/