Rajon & Botë

Macron: Reformat e tregut janë prioritet

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi të enjten se reformat e tregut të punës do të jenë njëri ndër prioritetet e tij dhe se do të realizohen shpejt.

“Reformat e tregut të punës duhet të fillojnë shumë shpejt”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë franceze, Cristof Castane duke cituar deklaratën e Macron.