Presidenti francez, Emmanuel Macron, konfirmoi sot se pas emërimit të shefit të ri të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së vendit, planifikon që të shtojë buxhetin për mbrojtjen.
Zëdhënësi i qeverisë franceze, Christophe Castane tha se Macron u ka thënë ministrave në seancën e qeverisë se edhe më tej planifikon që të shtojë buxhetin për mbrojtjen në dy për qind të GDP-së, pavarësisht uljes së GDP-së në vitin 2017, transmeton Reuters.