Rajon & Botë

Macron i kërkon Putinit të ndërhyjë në ndihmat humanitare në Siri

Emmanuel Macron i kërkoi sot presidentit rus, Vladimir Poutin, gjatë një bisede telefonike për të përdorur gjithë ndikimin e tij ndaj regjimit sirian, në mënyrë që ndihma humanitare të mbërrijë në destinacion në Ghoutan Lindore, një zonë rebele e izoluar në afërsi të Damaskut.

“Presidenti francez kërkon që me mbështetjen e Moskës, aksesi humanitar të jetë i garantuar dhe efektiv në afatin më të shkurtër, kryesisht në Ghoutan Lindore ku qindra mijëra persona janë në një situatë mjaft të rëndë”, njoftoi presidenca në një deklaratë.

Ghouta Lindore është një nga bastionet e fundit të rebelimit sirian në luftë kundër regjimit të Bachar al-Assad.