Presidenti francez ka bërë thirrje që të mbrojet demokracia liberale e Evropës nga iliberalizmi dhe nacionalizmi
Emanuel Macron ka thënë se përçarjet politike në Evropë janë si luftë civile dhe ka kërkuar që të rritet kujdesi nga iliberalizmi në kontinent, shkruan Periskopi.
Në fjalimin e parë të mbajtur në parlamentin Evropian, presidenti francez ka kërkuar që të mbrohet demokracia liberale evropiane që ka ofruar mbrojtje të të drejtave të minoriteteve, dhe ka sulmuar ata që po largohen nga BE-ja për të ndjekur ‘aventura’ përrallore, me një përmendje kalimtare që i bëri Brexitit.
Pa ia përmendur emrin kryeministrit hungarez, Viktor Orbanit, Macroni ishte i ashpër me “politikanët që janë kthyer kundër njerëzve të shtypur”.
“Duket se ka një lloj të luftës civile evropiane: egoizmi kombëtar dhe negativiteti duket se po merr përparësi mbi atë se çka na mban të bashkuar. Ka një fascinim me iliberalët që po rritet për momentin.
Fjalimi u përshëndet me zemër nga Jean-Claude Juncker, presidenti i komisionit Evropian – raporton Guardian, përcjell Periskopi.