Rajon & Botë

Macron: Dyert për Britaninë në BE, ende të hapura

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot pas takimit me kryeministren britanike Theresa May, se dyert për mbetjen e Britanisë në Bashkimin Evropian janë ende të hapura, transmeton KosovaPress.

“Natyrisht, dyert janë gjithnjë të hapura derisa të mos përfundojnë bisedimet për Brexit”, tha Macron në konferencën e përbashkët për media në Paris.