Rajon & Botë

Macron dëshiron t’iu ndihmojë britanikëve në luftë kundër terrorizmit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka thënë kryeministres britanike Theresa May se është i gatshëm në çdo mënyrë t’i ndihmojë Britanisë në luftë kundër terrorizmit, njoftoi të martën kabineti i tij.

Pritet që Macron të vizitojë ambasadën britanike në Paris, e cila ndodhet vetëm disa hapa larg pallatit presidencial, njoftoi një zyrtar i afërt me Macron, transmeton Reuters.