Arsim & Kulturë

Lutfi Haziri zbulon bustin e Skënderbeut në qytetin e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zbuluar sot bustin e Gjergj Kastriotit me rastin e 550 vjetorit të vdekjes.

“Në 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në kuadër të Flakës së Janarit, e zbuluam bustin e tij në qendër të Gjilanit. Në ky vend, heroi më i madh i yni si figura me e çmueshme kombëtare, do të kujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Sot ne përkujtojmë edhe 50-vjetorin e madh kur nahia e Gjilanit dhe krejt Kosova u kryengritën për flamurin e Skënderbeut, e drejt e cila u realizua shumë më vonë”, ka thënë Haziri.

Me këtë rast, Haziri ka kujtuar edhe vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën.

“Ndërsa, në përvjetorin e vrasjes, sot ne përkujtojmë edhe Kadri Zekën dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të gjithë dëshmorët e heronjtë të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve. Në kuadër të Flakës së Janarit, ne ndihemi krenarë me ta dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, nderojmë dhe të frymzohemi nga veprat e tyre se si duhet të luftohet për të fituar lirinë. Lavdi e përjetshme jetes dhe vepres së tyre!”, ka përfunduar Haziri./Periskopi/