Aktuale

Lushtaku i shkon në zyrë Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak minuta më parë ka pritur në zyren e tij ish-kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun.

Lushtaku javën e kaluar është kthyer nga Haga ku është intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

“Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen! HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.