Aktuale

Lushtaku hap dyert për ata që duan të vizitojnë Sami Lushtakun

Familja Lushtaku hap dyert nga 4 – 7 korrik për ata që duan të vizitojnë Sami Lushtakun

Këtë e ka bërë të ditur Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i cili ka njoftuar se familja e tij ka vendosur që nga sot e deri më 6 korrik, duke filluar nga ora 10:00 – 20:00 të pres të gjithë ata që duan ta vizitojnë babain e tij i cili u lirua dje nga burgu, transmeton Magazina.al

Pritja e musafirëve do të bëhet në odën e familjes Lushtaku, në Prekazin e Ulët

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë, dashamirës të familjes tonë,

Ju njoftojmë se, nga sot (04.07.2017) e deri të Enjten (06.07.2017), ora 10:00 – 20:00, i bëjmë pritjet për qytetarët e interesuar që duan ta vizitojnë Gjeneralin Sami Lushtaku, në odën e familjes Lushtaku, në Prekazin e Ulët, Komuna e Skenderajt.

Me mirëkuptim dhe respekt,

Mergim Lushtaku