Aktuale

Lunacek të enjten në Prishtinë

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek të enjten do të qëndrojë në Kosovë.

Vizita e Lunacek në Prishtinë vjen pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian.

“Me rastin e publikimit të Raportit për Kosovën 2016 nga Komisioni Evropian, Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek viziton Kosovën.

Ftohen mediat që ta përcjellin konferencën e saj për shtyp që do të mbahet të enjtën, më 10 nëntor 2016, 16:15 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media./KosovaPress/