Aktuale

Lunaçek nuk garanton liberalizim të vizave edhe nëse miratohet Demarkacioni

Derisa Bashkimi Evropian përsërit vazhdimisht se kriter për liberalizim të vizave për Kosovën është miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, një gjë të tillë nuk e garanton Ulrike Lunaçek.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovë, në një konferencë që mbajti sot në Prishtinë nuk dha garanci se edhe pas miratimit të projektligjit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova do të mund të fitojë  liberalizimin.

Ajo tha se kritere mbeten demarkacioni dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas saj qytetarët e Kosovës  meritojnë të lëvizin pa viza nëpër Evropë, por çelësi për këtë është në duart e deputetëve dhe politikanëve të Kosovës.