Aktuale

Lumezi kërkon nga OSBE-ja tranjime për prokurorët

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e prokurorisë me këtë institucion, shkruan Gazeta Express.

Zyra për media bën të ditur se ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin në mes OSBE-së dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit, si dhe për  bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes këtyre institucioneve.

“Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për tu angazhuar në avancimin e bashkëpunimit në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë Prokurori i Shtetit dhe OSBE-ja, konkretisht në organizimin e trajnimeve për prokurorë, për çështje konkrete, të cilat do të ndikonin në avancimin profesional të prokurorëve.” thuhet në komunikatë.