Aktuale

Lumezi flet edhe për rastin e Dafina Zhubit: Hetimet po vazhdojnë

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, në konferencën për media, ku prezantoi raportin e punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2016 foli edhe për rastin e Dafina Zhubit.

Kryeprokurori Lumezi tha se është duke u hetuar personi i dyshuar për vrasje, ndërsa duke folur për vrasjet e pasluftës, ai tha se këto vrasje janë duke u hetuar.

Ndërsa rreth letrave të Thaçit, nëse prokuroria e shtetit është hetuar vrasjet e pasluftës, Lumezi tha se i kanë marrë seriozisht letrat e presidentit me qëllim zbardhjen e shumë çështjeve të luftës dhe pasluftës. Sa u përket vrasjeve të pasluftës, ato janë duke u hetuar në prokurorinë speciale.