Aktuale

“Lulëzon” një trafik i rrallë nga Shqipëria drejt Italisë, jo drogë, trafik breshkash

Prej shumë vitesh trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë është kthyer në një çështje që nuk çudit askënd, por së fundmi policia doganore e portit të Barit ka denoncuar një shtetas italian 40 vjeçar për trafik të paligjshëm të llojeve të rralla kafshësh e shkelje të Konventës së Washingtonit të miratuar më vitin 1973.

Shtetasi italian sapo kishte mbërritur me traget nga Shqipëria në portin e Barit.

Gjatë kontrollit në makinë e tij  tip Fiat Multipla, u gjetën të gjalla mbyllur në valixhe 63 breshka toke të racës së rrallë “testudo s.p.p.” e mbrojtur me ligj.

Policia doganore e Barit sekuestroi automjetin e shtetasi italian u sinjalizua tek autoritetet gjyqësore.