Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i njohur si “Lula” pohoi dje se nuk kishte prova për të justifikuar qëndrimin në burg, në kongresin e partisë së tij që e siguroi për mbështetje.
“U informova sot se Prokuroria kërkon dënimin tim, lënien në burg, nuk e di përse. Në cilindo vend të botës, për t’u dënuar apo akuzuar duhen prova. Këtu në Brazil, jo”, u shpreh ai në mbyllje të kongresit të gjashtë të Partisë së Punëtorëve në Brazilia.
Prokuroria e Përgjithshme e Curitiba (jug), në zemër të operacionit anti-korrupsin “Pastrimi Ekspres” i kërkoi dje gjyqtarit Sergio Moro për lëshimin e një kërkesë për lënie në burg kundër liderit të së majtës braziliane, i moshës 71 vjeç, për korrupsion dhe pastrim parash.