Xhenxhefili ndër shekuj përdoret si një erëzë për shumë gjella, por ka edhe traditë shumë të gjatë si një ilaç natyral për trajtimin e shumë sëmundjeve.
Studimet kanë treguar se kjo bimë përmban nivele të larta të antioksiduesve, proteina, hekur, fosfor, kalcium, magnez, mangan, acid folik, vitaminë C dhe B6, transmeton “Zeri.info”.
Ka një efekt qetësues në trupin e njeriut, relakson muskujt e tendosur, ndihmon kur kemi të bëjmë me grip dhe ftohje, si dhe ndihmon në largimin gurëve në veshka.
Është i mirë për të trajtuar viruset dhe për të reduktuar rrezikun e sulmit në tru.
Përmirëson rrjedhën e oksigjenit nëpër trup dhe prandaj inkurajon qarkullim më të mirë.
Me sukses lufton infeksionet dhe forcon sistemin imunitar.
Pra, të gjitha këto tregojnë që xhenxhefili nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj. /ZËRI/