Gjiganti gjerman ajror “Lufthansa” njoftoi anulimin e 876 fluturimeve për ditën e sotme, 51 prej të cilave ndërkombëtare, për shkak të një greve të pilotëve që vazhdoi edhe sot.
Veprimi dy-ditor i grevistëve për shkak të pagesave filloi në mesnatë me orën lokale në Gjermani, dhe rreth 100.000 pasagjerë pritet të pësojnë nga këto anulime.
Joerg Handwerg, zëdhënës i Sindikata e pilotëve Cockpit, tha: “Më lejoni ta bëjë shumë të qartë se duke shkuar në grevë nuk na jep asnjë kënaqësi. Na vjen keq për pasagjerët dhe ne nuk mund ta kuptojmë se pse Lufthansa nuk është në gjendje të bëjë një ofertë të negociueshme”.
Ndërkohë fluturimet e linjave tjera të Lufthansa-s përmes Eurowings, Swiss, Austrian Airlines, dhe Brussels Airlines, nuk do të pësojnë nga kjo grevë, ka thënë zëdhënësi i grevistëve.
Greva ka ardhur si pasojë e mungesës në rritjen e pagave që prej më shumë se pesë vitesh. /KosovaPress/