Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” arriti të mërkurën marrëveshje me sindikatën e pilotëve me të cilën i jepet fund luftës dyvjeçare për rritjen e pagave, pensioneve dhe vendeve të punës, njoftoi sindikata e pilotëve.
Sipas marrëveshjes së arritur, rreth 5.400 pilotë, të cilët punojnë për “Lufthansa” dhe “Germanwings” do të marrin rritje të pagave në shumë prej 11,4 për qind për periudhën prej majit 2012 deri qershor 2022, transmeton AFP.